Haradinaj deklarohet pas takimit me Kurtin, tregon a ka gjasa që AAK-ja t’i bashkohet Qeverisë

Aktuale

Haradinaj deklarohet pas takimit me Kurtin, tregon a ka gjasa që AAK-ja t’i bashkohet Qeverisë

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 08:48 Përditësuar në ora: 14:15 më 21.10.2022
Ramush Haradinaj

​Haradinaj pas takimit me Kurtin: Marrëveshja finale duhet të ketë vulën e SHBA-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja finale Kosovë-Serbi duhet të ketë vulën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas takimit një orësh në ndërtesën e Qeverisë, Haradinaj, tha se me Kurtin diskutuan për marrëveshjen finale me Serbinë, nenet e saj dhe preambulën e ujdisë së mundshme.

Haradinaj: Diskutuam me kryeministrin Kurti për përmbajtjen e marrëveshjes finale me Serbinë

“Tema ishte marrëveshja finale me Serbinë për njohje reciproke. Diskutuam për procesin, për marrëveshjen dhe sfidat që Kosova i ka në këtë proces. Ishte një takim me përmbajtje, pasi diskutuam për përmbajtjen e një marrëveshje potenciale Kosovë-Serbi...Diskutim për krejt nenet e marrëveshjes, preambulën, kemi provuar me dhënë kontributin tonë si Aleancë, në mënyrë që Kosova në këtë proces të arrijë sukses. Besoj se duhet të vazhdohet më tutje, bashkë me aleatët tanë”, tha ai.

Për Haradinajn është e rëndësishme që ShBA-ja të jetë si garanci për arritjen e ujdisë finale dhe jo vetëm ta përkrahë dialogun.

Haradinaj: Ky proces duhet ta ketë vulën e Amerikës, jo vetëm përkrahjen e tyre

“Ky proces duhet ta ketë edhe vulën e Amerikës, jo vetëm përkrahjen e tyre. Për të qenë ky proces në garanci të plota duhet të nënshkruhet të paktën edhe nga niveli i njëjtë amerikan. Nuk mundet me qenë i sigurt dhe garantuar pa nënshkrimin ose vulën e Amerikës. E duhura do të ishte që të ndodh në Uashington. Kjo ishte edhe kërkesë e jona që si garanci për këtë proces të kemi edhe vulën e Amerikës”, shtoi Haradinaj.

Haradinaj theksoi se Kosova duhet të marrë seriozisht procesin e dialogut, ashtu siç po e marrin aleatët e saj në Uashington, Berlin, Londër dhe Paris.

Ai shtoi se partia e tij do të jetë çdo herë për të ndihmuar Kosovën në këtë proces, e jo siç tha, Albin Kurtin.

Haradinaj: Do të jemi çdo herë për të ndihmuar Kosovën, jo Albin Kurtin

“Me rëndësi është që si Kosovë një proces i cili është shumë i gjatë, një proces që dikur edhe kemi vdekur për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës, që ta marrin sa më seriozisht. Vendimet e dialogut nuk janë vendime që i ndryshon dikush pastaj. Ju siguroj që duhet të jemi sa më serioz në këtë proces, duke marrë parasysh faktin e seriozitetit të akterëve ndërkombëtarë. Duke marrë parasysh sa serioz është Uashingtoni, Berlini, Londra dhe Parisi, ne duhet ta marrim shumë serioz këtë proces. Do të punojmë që Kosova të del e suksesshme, nuk bëhet fjalë për agjenda të tjera, as zgjedhore, as qeverisëse, por bëhet fjalë për fatin e fëmijëve tanë. Ne jetojmë sot me obligimet që ka marrë Kosova në dialog, nuk mund të ikim nga ato obligime, siç e shihni. Këtë drejtim AAK-ja nuk do të kursej asgjë me atë çka dinë çdo herë për të ndihmuar Kosovën, jo Albin Kurtin, jo qeverinë, pasi do të ketë edhe të tjera, por Kosova do të jetë vetëm një”, theksoi Haradinaj.

I pyetur për mundësitë që AAK-ja të përfshihet në koalicionin qeverisës, Haradinaj u përgjigj me vetëm një fjalë.

Haradinaj: Zero

“Zero”, potencoi ai.

Kryeministri Albin Kurti, ka ftuar për takim edhe kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, mirëpo të njëjtit i janë përgjigjur negativisht ftesës.

A e voton AAK një marrëveshje që s’e ka njohjen brenda? Përgjigjet Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qenë i vetmi nga përfaqësuesit e partive opozitare që i ka shkuar sot kryeministrit Albin Kurti në takimin e ftuar pas atij që kanë pasur me emisarin amerikan, Gabriel Escobar. Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë refuzuar pjesëmarrjen meqë kanë thënë se për dialogun duhet biseduar në Kuvendin e Kosovës.

Pas këtij takimi me Kurtin ka qenë Ramush Haradinaj i cili në një konferencë për media ka dhënë detaje për atë që kanë diskutuar. Haradinaj ka thënë se me Kurtin kanë folur edhe në mënyrë specifike për nene dhe preambulë të një marrëveshje potenciale Kosovë-Serbi.

Ndërkohë gazetarët e kanë pyetur Haradinajn nëse AAK-ja do ta votojë një marrëveshje finale me Serbinë nëse ajo s’do të përfshijë njohjen reciproke.

Haradinaj kur është përgjigjur për këtë ka thënë se vendimet në dialog s’mund të ndryshohen pastaj dhe ka bërë thirrje që Kosova t’i qaset me shumë seriozitet këtij procesi.

“Tani me rëndësi është si Kosovë që një proces që është shumë i gjatë, një proces për të cilin edhe kemi vdekë, ta marrim shumë më seriozisht. Vendimet e dialogut nuk është që i ndryshon dikush pastaj. Ju siguroj se duhet të jemi shumë serioz në këtë proces. Duke pasur parasysh sa serioz janë Washingtoni, Berlini, Londra e Parisi”, ka thënë Haradinaj para mediave.

Ai tutje ka thënë se Kosova jeton me obligimet që ka marrë në dialog dhe atyre obligimeve s’mund t’iu iket.

“Do të punojmë që Kosova të dalë e suksesshme. S’bëhet fjalë këtu as për agjenda zgjedhore e qeverisje, bëhet fjalë për fatin tonë, fëmijëve tonë, brezave. Ne jetojmë sot me obligimet që kemi marrë në dialog, nuk mund të ikim nga ato obligime siç po e shihni. Në këtë drejtim AAK s’do të kursejë asgjë. Atë që dimë dhe që mundemi, do ta ndihmojmë Kosovën, jo Albin Kurtin jo Qeverinë sepse ka pasur qeveri edhe para Albin Kurtit”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj pas takimit me Kurtin: Folëm për marrëveshjen potenciale me Serbinë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për medie pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.

Haradinaj tha se kanë diskutuar për përmbajtjen e një marrëveshjeje potenciale Kosovë-Serbi.

Madje ai ka thënë se kanë diskutuar në detaje për këtë marrëveshje potenciale duke shtuar se marrëveshja duhet të ketë edhe vulën e ShBA-së.

Ai ka thënë se kanë diskutuar në detaje për këtë marrëveshje potenciale.

“Sapo e përfunduam një takim më kryeministrin Kurti, tema ishte marrëveshja finale me Serbinë, sfidat që i ka Kosova në këtë proces. Pra ishte një takim me përmbajtje për shkak që kemi diskutuar përmbajtjen e një marrëveshje të suksesshme Kosovë-Serbi”.

“Në diskutim për krejt nenet e marrëveshjes, kemi provuar me dhënë kontributin tonë si Aleancë në mënyre që Kosova ta kalojë këtë proces, të arrij sukses. Besoj që do të vazhdojmë më tutje bashkë me aleatët tonë bashkë me Amerikën deh aleatët Evropian”.

“Ajo që besoj që është e rëndësishme në këtë proces edhe ky proces duhet ta ketë vulën e Amerikës, pra për të qenë ky proces në garanci të plota duhet të nënshkruhet edhe nga niveli amerikanë. Ishte si kërkesë e imja që si garanci për këtë proces  të kemi vulën e Amerikës”.

“Me rëndësi është si Kosovë që një proces që është shumë i gjatë, dhe një proces për të cilin kemi vdekur pra liria, që ta marrim sa më seriozisht temën e dialogut, vendimet e dialogut nuk janë vendime që i ndryshon kush pastaj ju sigurojnë që të jemi sa më serioz në këtë proces. Aleanca do ta ndihmojë Kosovën, jo Albin Kurtin, jo Qeverinë”.

A ka gjasa që AAK-ja t’i bashkohet Kurtit në Qeveri? Flet Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinja, në konferencën e  mbajtur për media ka dhënë detaje për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Haradinaj ka thënë se kanë diskutuar për përmbajtjen e një marrëveshje potenciale me Serbinë.

Ndërkohë nga gazetarët është pyetur se cilat janë gjasat që AAK-ja t’i bashkohet Qeverisë Kurit në koalicion në prag të nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë.

Haradinaj ka qenë i shkurtër në përgjigje duke thënë se gjasat për një gjë të tillë janë zero.

“Xerro”, ka thënë shkurt Haradinaj.

​Nis takimi Kurti – Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lideri i AAK-së ishte i vetmi që iu përgjigj pozitivisht ftesës së kreut, pasi kryetari i PDK-së Memli Krasniqi dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk i erdhën në takim.

Ftesa e Kurtit karshi liderëve opozitarë erdhi pas qëndrimit të emisarit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kush e refuzoi e kush do t’i shkojë sot në takim Kurtit?

I vetmi prej opozitarëve që do të shkojë në takimin e sotëm të thirrur nga Kryeministri Albin Kurti, është kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku e kanë refuzuar ftesën. Takimi pritet të mbahet në orën 12:00.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar ftesë për takim opozitarëve të mërkurën, menjëherë pas takimit me të dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ftesën e Kurtit e kanë refuzuar krerët e dy partive më të mëdha opozitare në vend, Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku.

Krasniqi e ka quajtur ftesën e Kurtit si joserioze, pa përmbajtje, pa agjendë dhe pa protokoll, duke refuzuar kështu pjesëmarrjen në takim.

Krasniqi ka deklaruar se s’do t’i shkojnë Kurtit në takim për çështje teknike, por vetëm kur të flitet për marrëveshjen finale me Serbinë.

“Vetëm pasi kërkuam sqarime, kuptuam me një fjali përmes emailit se bëhej fjalë për një temë shumë serioze – siç është Dialogu Kosovë-Serbi. Pa asnjë detaj konkret e pa specifikuar asgjë. Po jua rikujtoj që s’keni asnjë arsye që të na ftoni në takime për çështje teknike. Ndërsa, kur të ketë diskutim konkret për marrëveshjen finale, ne do të jemi aty. Ka ditë që në opinion flitet për një dokument që ju e keni në tavolinë rreth marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, të ofruar nga partnerët ndërkombëtar të Kosovës”, tha Krasniqi nëpërmjet një video selfie të publikuar në faqen e tij në Facebook.

Krasniqi ka thënë se për tema të tilla, vendi i diskutimit duhet të jetë salla e Kuvendit të Kosovës, e jo zyret.

“Por, për tema të tilla, për vendime të mëdha, ju së pari duhet të bëheni serioz dhe ta kuptoni se vendi i diskutimit nuk është një zyrë, por është salla e Kuvendit të Kosovës, sepse Kuvendi i Kosovës është adresa e popullit. Prandaj, diskutimet që i keni menduar për të premten në zyrën tuaj, ju ftoj që t’i bartni në Kuvend”, tha Krasniqi.

Në këtë takim s’do të shkojë as Abdixhiku.

Zëdhënësja e LDK’së, Sibel Halimi, ka thënë se për çështjen e dialogut, që u përfol se do të diskutohej të premten në takim, Kurti duhet të raportojë vetëm në Kuvend.

“Për temën e dialogut, Kryeministri i Kosovës duhet të raportojë vetëm në Kuvendin e Kosovës. Aty LDK do t’i ritheksojë dhe qëndrimet e saja. Ky ka qenë dhe dakordimi i liderëve nga takimi paraprak…Për LDK-në, marrëveshja finale me Serbinë duhet të bëhet vetëm rreth njohjes reciproke. Në këtë marrëveshje të njohjes, rendi kushtetues, integriteti territorial e sovraniteti i vendit janë të panegociueshme.”, ka deklaruar Halimi.

Ftesën për takim të Kurtit e ka pranuar kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Kryetari Haradinaj merr pjesë të premtën në takim”, ka deklaruar zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka.

Ftesa e Kurtit për opozitarët erdhi menjëherë pas takimit të tij me të dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar pas takimit me Kurtin, rispërsëriti se SHBA-të mbështesin Kosovën në të gjitha aspiratat e saj euroatlantike.

“Është një partneritet i palëkundshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve. Diskutuam edhe për çështjet e marrëdhënieve me Serbinë dhe implikimet rajonale nga dialogu. Diskutuam për procesin dialogut dhe se sa e rëndësishme është të rreshtoheni me vlerat evropiane në këtë kohë shumë të rëndësishme krize në kontinentin evropian. SHBA-të e mbështesin Kosovën në të gjitha aspiratat e tyre euroatlantike dhe do të shohim mundësitë për të pasur partneritet me Kosovën për ta mundësuar një gjë të tillë”, tha Escobar.

Pas takimit, Escobar ka dhënë edhe një intervistë për Kanal 10, ku tha se u ka kërkuar institucioneve të Kosovës që të shtyjnë për 10 muaj afatin për targat, por se s’mori zotim për këtë as nga Presidentja Vjosa Osmani e as Kryeministri Albin Kurti.

Escobar ka deklaruar se më e rëndësishme për Kosovën është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe njohja nga pesë shtetet mosnjohëse të BE’së.

Për njohjen nga Serbia, ka thënë se do të ndodhë në një fazë më vonë.

“Mendoj, se njohja do të ndodhë, do të duhet të ndodhë dikur në një fazë më vonë. Çështja është për kohën se kur do të ndodhë kjo njohje. Por, ajo që është e rëndësishme për Kosovën është që të nisni një rrugë më të qëndrueshme drejt integrimit në strukturat euro-atlantike, duke përfshirë njohjen nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së. Kjo është më e rëndësishmja që mund të nxirrni se çkado tjetër në proces”, ka deklaruar Escobar.

Ai foli edhe për propozimin franko-gjerman, për të cilin tha se e mbështesin plotësisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Emisari i ShBA’së zbuloi edhe se në takimin me Osmanin kanë folur për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, saktësisht për disa modele evropiane se si mund të bëhet. Tha se themelimi i Asociacionit është element i rëndësishëm i marrëveshjes finale.

Për afatet kohore për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, Escobar tha se ka dëgjuar nga kolegët evropianë se kjo është çështje javësh e jo vitesh.

E për elementet e një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë, Escobar tha se varen nga vetë palët, por se ShBA’të do të sigurohen që s’do të prekin pavarësinë, sovranitetin dhe funksionalitetin e pavarësisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat