Ridvan Berisha thotë se po hetohet nga Prokuroria për këtë arsye, akuzon Ahmetxhekajn se e kërcënoi

Aktuale

Ridvan Berisha thotë se po hetohet nga Prokuroria për këtë arsye, akuzon Ahmetxhekajn se e kërcënoi

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 10:34
Ridvan Berisha

Ish-Kryeredaktori i RTK 3, Ridvan Berisha, ka njoftuar se është i dyshuar për keqpërdorim të detyrës, për një emission parodi lajmesh “Ha Ha Land”.

Sipas Berishës, ky rast është iniciuar me denoncim nga Drejtori i Përgjithshëm i RTK’së, Shkumbin Ahmetxhekaj.

“Zyrtarisht jam i dyshuar nën pretentimet e prokurorisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e një emisioni parodi lajmesh Ha Ha Land. Kështu u informova dje nga hetuesia ndërsa nuk arrita për mungesë avokati ta jap versionin e rrëfimit tim për këtë rast, të iniciuar me denoncim nga Shkumbin Ahmetxhekaj, Drejtor i Përgjitshëm i RTK-së”, ka shkruar Berisha.

Ai ka thënë se s’ka përfituar asgjë personalisht nga ky emission dhe se ky produkt televiziv ka qenë prodhim i RTK-së dhe se nuk qëndrojnë në asnjë mënyrë pretendimet e regjisorit Ekrem Sopi, se ai përfaqëson të drejtat autoriale.

“Dje u informova se z. Sopi pretendon të përfitoj nga ky rast 90 mijë Euro. Është abuzim i rëndë z. Sopi. Si dëshmitar kryesor në këtë rast, po të them edhe publikisht, siç të kam thënë shumë qartë edhe para gjyqtares Zhitia, se nuk keni asnjë të drejtë për pretendimet tuaja, lirisht e them abusive”, ka shkruar Berisha.

Tutje, Berisha ka thënë se është kërcënuar nga Ahmetxhekaj për këtë rast.

“Pas dëshmisë time në gjykatë, U.D i Drejtorit Shkumbin Ahmexhekaj, më ftoi menjëherë në takim. Më shantazhoi dhe këcënoi me masa disiplinore e me kallxim penal nëse unë nuk e bindi z. Sopi të tërhiqet nga padia kundër RTK (hetuesisë do t’ia jap të hënën dëshmitë për këtë situatë)Pas dëshmisë time në gjykatë, U.D i Drejtorit Shkumbin Ahmexhekaj, më ftoi menjëherë në takim. Unë nuk kam pranuar asesi të përfilli kërkesën ultimative të Ahmetxhekajt për t’i kërkuar Sopit që të tërhiqet nga padia jo pse jam prift, hoxhë e rabin. Për një arsye të thjesht, kjo ishte vepër e pastërt penale”, thuhet në postimin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat