Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se nuk ekziston asnjë propozim gjerman apo francez rreth krijimit të asociacionit. Sipas tij, ka filluar një valë drejt përfundimit të procesit të dialogut andaj siç tha ai, ka palë të cilat tentojnë ta përdorin këtë për interesa të tyre duke hedhur në diskutim dokumente të ndryshme. Qarkullimi i drafteve të tilla, sipas tij, po bëhet me qëllim që të shtohet rëndësia dhe debati për këtë temë.
Në një konferencë për media, Abazi ka thënë se i vetmi propozim për asociacionin është që ai të themelohet në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.
Abazi: Nuk ka propozim gjerman për Asociacionin
“Nuk ka propozim gjerman, nuk mund edhe të ketë asnjë propozim me emra të tjerë por duke tentuar që të shtohet rëndësia në debatin për asociacionin dhe diskutimin sikur jemi mësuar të dëgjojmë këtu është propozim franko-gjerman, është gjerman ku ta di unë, për të rritur seriozitetin”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se vullneti i serbëve është të krijojnë një asociacion që është në kundërshtimin me përcaktimin e Kosovës si shtet multietnik e multireligjioz.
Abazi ka thënë se ka një dinamikë të jashtëzakonshme të çështjes së dialogut dhe sipas tij ka filluar vala drejt përfundimit të këtij procesi.
Abazi: Është qesharake të merren seriozisht kërkesat e Serbisë
“Kur ka një valë të tillë ka edhe palë të cilat tentojnë që këtë palë ta përdorin për interesa të veta dhe hedhin në diskutim dokumente e mendime të ndryshëm të cilat ata i kanë. Por ideja që ia mbështesin këtë si propozim gjerman e francez është tentimi që të bëhet më serioze, të konsiderohet më serioze dhe të zë hapësirën. Ka vetëm një propozim që asociacion i komunave apo çfarëdo organizmi tjetër mund të bëhet në bazë të kushtetutës dhe ligjeve dhe nuk ka pushtet të tretë, sepse atëherë po flasim për një skenar kur Kosova bëhet shtet jo funksional dhe nuk i duhet askujt. Dhe këtë besoj e dinë të gjithë, edhe Brukseli edhe partnerë të tjerë tonë ndërkombëtar që Kosova nuk mund të rrezikojë të jetë jofunksionale për 95% të popullatës që të mos kenë prosperitet e të merremi me çështje të Zajednicës edhe tutje sepse është qesharake që të merren seriozisht kërkesat e Serbisë që është shtet gjenocidale dhe vazhdon me qenë në anën Rusisë”, ka thënë ai.
Abazi ka folur edhe për çështjes e reformës zgjedhore për çka ka thënë se deri tani ligji e ka lejuar deformimin e vullnetit të qytetarëve.
Si çështje kryesore ai ka përmendur nevojën e digjitalizimit të sistemit zgjedhor dhe zgjedhjen e presidentit me votën e qytetarëve.
Abazi: Me reformën zgjedhore presidenti duhet të zgjidhet nga vota e qytetarëve
“Puna e parë që duhet të bëhet është dixhitalizimi i sistemit zgjedhor ku njerëzit në aplikacionin për zgjedhje mund të përzgjedhin kandidatin dhe partinë politike dhe ajo automatikisht të shkojë në qendrën e verifikimit të votave për ta nxjerrë rezultatin pa pasur ndërmjetësim e ndërhyrje nga vëzhguesit dhe komisionerët, kjo duhet patjetër të përfshihet në ligjin e ri dhe reformën zgjedhore.... Çështje tjetër që duhet të përfshihet është zgjedhja e drejtpërdrejtë e presidentit apo presidentes me votën qytetare. Në kushtetutën tonë është e precizuar saktësisht që presidenti duhet të jetë figurë unfikiuese dhe kjo bëhet vetëm atëherë kur ai ose ajo zgjidhet nëpërmjet votës së qytetarëve dhe jo nëpërmjet marrëveshjeve dhe kompromiseve të cilat mbajnë peng marrëdhëniet e partive politike në parlament”, ka thënë Abazi.
Ai gjithashtu ka thënë se Kosova duhet të ndahet në pesë zona zgjedhore të cilat do të jenë përfaqësim i qytetarëve në Kuvend.
Ai ka thënë se ligj i ri duhet të rregullojë edhe demokracinë e brendshme të partive politike.Abazi: Nuk ka propozim gjerman për asociacionin, po tentohet të shtohet rëndësia në debatin për këtë çështje.