Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, i ka reaguar ish-kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa.
Sipas tij, Mustafa po i bën thirrje Kurtit që të “lëshoje pe ndaj Serbisë”.
“Shumë i fortë Isa Mustafa, po i thotë kryeministrit Kurti: Lësho pe ndaj Serbisë ose lëshona rrugën të lëshojmë pe na”, ka shkruar Gashi në një postim në Facebook, përcjell Bota sot.
Ish-kryeministri i Kosovës ka thënë mbrëmë se Kurti duhet të bëjë marrëveshjen me Serbinë ose të lëshojë rrugë.
“Z. Kurti duhet ta bëjë marrëveshjen ose të lëshojë rrugë, sepse nuk ka shumë alternativa. Tash marrëveshja nuk është vetëm çështje e brendshme e Kosovës, por edhe çështje e stabilitetit në rajon sepse kemi një vend që është sulmuar nga Ukraina, një luftë që po zhvillohet në Evropë”, ka thënë Mustafa./BS