Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka reaguar pas takimit që sot zhvilluar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Lajçi përmes një postimi në Facebook, thumbon Haradinajn për këtë takim me disa vargje.
“Oooo Ku je konë moj Zanë,
Të Albini jam konë
Oooo krejt jam ba budallë!
Hahahaha!”, shkruan ai.
Tutje Lajçi shprehet se, burrat nuk mbajnë inate kur është çështja e atdheut.
“Po Rambo, ashtu duhet, nuk mbajnë inate burrat kur asht çështja e atdheut! T’lumtë!”, shkruan ai.
“Arpaxhiku e micaku i rrugëve le ti kalkulojnë kokrrat e veta, edhe t’Grenelit bashkë me t’Vuçiqit, se tonat s’i marrin kurrë!”, përfundon Lajçi.