Gjinovci reagon pas shkarkimit të rektorit Sahiti, akuzon Ministrinë e Arsimit

Aktuale

Gjinovci reagon pas shkarkimit të rektorit Sahiti, akuzon Ministrinë e Arsimit

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 16:46
Rron Gjinovci

Rron Gjinovci, drejtues i organizatës jo-qeveritare ORCA, ka thënë se përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës kanë bërë pakt me plagjiatorë për shkarkimin e rektorit Naser Sahiti.

Gjinovci ka thënë se për shkarkimin e rektorit duhen gjashtë vota, nga 11 gjithsej në Këshillin Drejtues të UP-së.

Ai ka thënë se shkarkimi i rektorit është bërë në bashkëpunim nga dy grupe brenda Këshillit Drejtues.

“Këshilli Drejtues përbëhet prej 9 anëtarëve, 4 të dërguar nga Ministria dhe 5 nga Senati i UP-së. 5 anëtarët e Senatit e kanë filluar mandatin e tyre para 20 ditësh, më 1 tetor. Në mesin e 5 anëtarëve të dërguar nga Senati më të votuarit e tyre kanë qenë plagjiatori Selim Bezeraj dhe infamozi Rifat Krasniqi”, ka thënë ai.

Për ta shkarkuar rektorin duhen 6 vota. Pra, as përfaqësuesit e Senatit as ata të Ministrisë nuk mund ta bëjnë këtë pa një bashkëpunim. Kjo tregon që përfaqësuesit e Ministrisë në krye me Altin Sahitin që edhe e drejton këtë Këshill, kanë bërë pakt me selimët dhe rifatët për ta shkarkuar rektorin që denoncon publikisht plagjiaturën”, ka deklaruar Gjinovci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat