​Një muaj paraburgim për të dyshuarin tjetër për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Aktuale

​Një muaj paraburgim për të dyshuarin tjetër për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 18:01
Oliver Ivanoviqi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.M (serb) për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, lidhur me veprën penale vrasje e rëndë.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të akuzuarit M.M e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.

Sipas njw komunikate, me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata vlerësoi se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ngase ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.M po të gjendet në liri mund të arratiset dhe t’i shmanget organeve ndjekëse, ku lënia në liri e të pandehurit paraqet rrezik real se i njëjti mund të shmanget nga ndjekja penale, duke konsideruar se deri në momentin e ndalimit ka qenë në arrati, po ashtu po të gjinden i pandehuri në liri ekziston rreziku se i njëjti do të pengojnë zhvillimin e suksesshëm te hetimeve, duke ndikuar në të dëmtuarit dhe dëshmitarë, prandaj për zhvillimin e pa penguar te hetimeve është i nevojshëm caktimi i masës së paraburgimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat