Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka reaguar emërimit si ushtruese të detyrës së rektores në Universitetin e Prishtinës, Luljeta Plakolli – Kasumi.
Reagimi i Kadrijes erdhi pasi që Plakolli – Kasumi, del të jetë e afërt me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
“Në emër të ç’kapjes së shteti po e kapin shtetin. Krejt e drejt”, ka shkruar deputetja e AAK-së.
Luljeta Plakolli-Kasumi, u emëruar si ushtruesja e detyrës së rektores në UP, pas shkarkimit të rektorit, Naser Sahitit, nga Këshilli Drejtues.