Gjurmëve të autorëve të një draftit të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që doli të enjten në public, në disa media të Kosovës, gazeta zvicerane ka kontaktuar autoritetet e Qeverisë gjermane të cilët, nuk deshtë të komentojnë.
Berlini zyrtar versionin e “draftit për Asociacionin” nuk e mohon, e as nuk e pohon.
« Gjermania dhe Franca po japin mbështetjen e tyre të plotë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndihmuar nga EUSR Miroslav Lajcak. Është bindja jonë e fortë se çështjet politike në lidhje me rrugën drejt normalizimit të plotë duhet të trajtohen në një mënyrë më vendimtare dhe të shpejtë, në mënyrë që të mos ketë vend për përshkallëzim në terren.. » (Germany and France are lending their full support to the EU-led dialogue betëeen Kosovo and Serbia, facilitated by EUSR Miroslav Lajcak. It is our strong conviction that political issues regarding the ëay to full normalization need to to be tackled in a more decisive and speedy ëay so there is no room for escalation on the ground.), thuhet ne deklaratën nga Berlinit dërguar redaksisë së gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch
Sipas këtij burimi nga Bundestagu « Në takimet e fundit të nivelit të lartë, kjo është nënvizuar dhe propozimet për këtë qëllim janë diskutuar në mënyrë konfidenciale. Këto diskutime po vazhdojnë… »