Lëvizja për Bashkim është shprehur kundër çdo asociaconi të komunave më shumë serbe në Kosovë.
Përmes një njoftimi për medie, kjo parti ka bërë me dije se çdo asociacion i tillë e bosnjëzon shtetin e Kosovës.
“Që të jemi më të saktë: Republika e Kosovës, – me të drejtën e pakicave për votim të dyfishtë, të sanksionuar në Kushtetutë, në njërën anë; dhe me pushtetin ilegal nëpër komuna me shumicë serbe, në anën tjetër, – tashmë është e bosnjëzuar.
Një asociacion i komunave me shumicë serbe, me çfarëdo kompetencash, vetëm se do ta legalizonte tërësisht dhe përfundimisht bosnjëzimin e shtetit të Kosovës’, është thënë në njoftimin e LB-së.