​Kurti: S’ka paqe dhe siguri nëse realizohet bashkë nga burra e gra

Aktuale

​Kurti: S’ka paqe dhe siguri nëse realizohet bashkë nga burra e gra

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 10:57
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili po mbahet në Prishtinë, tha se në Kosovë gratë u përgjigjën thirrjeve për paqe dhe sigurisë.

Ai tha se nuk ka pasur ndonjë fazë kur gratë nuk kanë qenë të përfshira në përpjekje për liri dhe paqe.

Kurti: Gratë ishin të përfshira në përpjekjet për liri por edhe në shtet ndërtim

“Nuk ka pasur ndonjë fazë kur gratë nuk kanë qenë të përfshira në përpjekjet për liri dhe paqe, angazhimi i grave më Kosovë nuk ka munguar në shtet ndërtim dhe mbarëvajtjen e shtetit tonë, ato kanë anë të ndryshme me qëllim të vetëm për paqe dhe për paqe për të gjithë kombin dhe të ardhmen”, tha ai.

Shefi i ekzekutivit tha se nuk ka garanci për paqe dhe siguri nëse kjo nuk realizohet bashkë nga burra dhe gra.

Kurti: Të ketë me shume gra në FSK dhe në forcat e rendit

“Nuk ka garanci për paqe dhe siguri përveç nëse kjo realizohet bashkë nga burra e gra. Nuk ka alternativë tjetër dhe është garanacioni më efektiv që të ketë me shumë gra në FSK dhe në forcat e rendit dhe kjo ditë thotë edhe përmbushje e të drejtave të pakicave dhe të drejtave të gjithëve. Gratë dhe vajzat e Kosovës kanë sakrifikuar shumë, kanë qenë viktima dhe luftëtare, kanë kontribuar në kategori të ndryshme dhe për demokratizimin e institucioneve të republikës”, tha Kurti.

Megjithatë, Kurti tha se sfida ka ende.

Kurti: Njerëzit këtu i besojnë grave po aq sa burrave kur vjen puna të siguria

“Njerëzit këtu i besojnë grave po aq sa burrave kur vjen puna të siguria, si komandante supreme e kemi Vjosa Osmanin. Përkundër progresit, sfida mbesin të mëdha, kemi vërejtur çdokund ku ka vështirësi në institucionet e sigurisë se prania e grave ndryshon gjendjen, qëllimi ynë është me i madh, pjesëmarrje të barabartë çdokund. Shpreh gatishmërinë dhe përkushtimin për përkrahjen e grave për fuqizimin e rolit të tyre garantimin e arritjes së qëllimeve gjinore”, tha ai.

Ai tha se gratë duhet të njohim për kontributin e tyre.

Ky është edicioni i parë i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili ka mbledhur në Prishtinë rreth 500 pjesëmarrës nga 33 shtete të botës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat