Lajçak përfundon takimin me Kurtin, shprehet i rezervuar - jep vetëm pak detaje

Aktuale

Lajçak përfundon takimin me Kurtin, shprehet i rezervuar - jep vetëm pak detaje

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 11:04 Përditësuar në ora: 16:21 më 22.10.2022
Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak

Takimi Kurti-Lajçak, qeveria jep detaje: Këto ishin temat e diskutimit

Nga: A.M.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti për takimin e radhës, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

"Mbarëvajtja e procesit të dialogut, elementet e kornizës themelore të marrëveshjes, zbatimi i plotë dhe i shpejtë i udhërrëfyesit për energji dhe çështjet aktuale, ishin temat kryesore të diskutimit", thuhet në njoftimin zyrës së kryeministrisë, përcjell "Bota sot".

Kryeministri Kurti e falënderoi z. Lajçak për angazhimin e tij në rrugën drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër.​

Ndërsa, Lajçak nuk dha shumë detaje të takimit para mediave, përveçse tha se ka progres në këto bisedime që po i zhvillon shpesh së fundi.

Lajcak konfirmon propozimin franko-gjerman: Janë çështje të ndjeshme!

Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se ka folur për propozimin franko-gjerman me kryeministrin Albin Kurti, në takimin që patën këtë të shtune në Kryeministri. 

Ai tha se nëse jep informata më të hollësishme për diskutimet mbi këtë temë do ta dëmtonin procesin e bisedimeve.

“Sigurisht që e kemi diskutuar”, tha Lajçak kur u pyet nga gazetarët për këtë propozim. “Kjo edhe është arsyeja pse jam këtu në baza javore. Por, shpresoj që ta kuptoni se nuk do të ndihmojë procesin nëse jap detaje, janë çështje të ndjeshme. Ne kishim diskutime shumë serioze, të mira dhe konstruktive. Këto janë çështje të ndjeshme dhe unë jam në kontakt të përjavshëm me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq”,përfundoi ai. 

Gjithashtu, ai nuk dha edhe shumë detaje të takimit, përveçse tha se ka progres në këto bisedime që po i zhvillon shpesh së fundi.

“Takimi me kryeministrin Kurti ishte shumë konstruktiv dhe shumë i dobishëm dhe ne jemi duke bërë progres në bisedimet tona. Kjo ndoshta ajo çka mund të them”.

Lajçak i kërkoi shtyrjen e afatit për targat, tani gjithçka në dorë të Kurtit

Bashkimi Europian ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të shtyjë vendimin për çështjen e riregjistrimit të targave në RKS. Kjo kërkesë ishte e njëjtë me atë që i bëri edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar, presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti. 

Kjo kërkesë ishte edhe temë takimi e kryeministrit Kurti dhe emisarit special të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili sot ishte mysafir në zyrën e Kurtit, për të dytën herë këtë javë.

Lajçak u pyet nëse Kurti ka marrë ndonjë vendim për këtë çështje, por ai s’dha detaje, përveçse e konfirmoi se folën për të. 

“E diskutuam këtë çështje dhe sigurisht është vendim i kryeministrit. Unë s’do të komentoj në këtë çështje. Nuk do të flas shumë”, tha shkurt Lajçak në përgjigje.

Lajçak ishte i paktë edhe në dhënien e informatave mbi ato që u folën në Kryeministri, por takimin me Kurtin e quajti “konstruktiv”, derisa bëri me dije se ka progres në këto bisedime të shpeshta mes tyre.

Përfundoi takimin me Kurtin, Lajçak tregon se çfarë biseduan

Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka folur para mediave pas takimit që pati sot me kryeministrin Albin Kurti. 

Ai nuk dha shumë detaje të takimit, përveçse tha se ka progres në këto bisedime që po i zhvillon shpesh së fundi.

“Nuk do të jap detaje, por takimi me kryeministrin Kurti ishte shumë konstruktiv dhe shumë i dobishëm dhe ne jemi duke bërë progres në bisedimet tona. Kjo ndoshta ajo çka mund të them”. 

Lajçak u pyet edhe për kërkesën që BE dhe SHBA i kanë bërë Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e targave. Por, ai s’tregoi shumë. 

“E diskutuam këtë çështje dhe sigurisht është vendim i kryeministrit. Unë s’do të komentoj në këtë çështje. Nuk do të flas shumë në këtë çështje”.

Lajçak mbërrin në qeveri, i shkon në takim Kurtit

Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka arritur në ndërtesën e qeverisë për tu takuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Takimi tashmë ka nisur, ndërsa nuk bëhet e ditur tema që do të diskutohet.

Kjo është hera e dytë që brenda 10 ditëve Lajçaku po zhvillon takime me kreun e qeverisë, Albin Kurti.

Lajçaku dy herë në Kosovë brenda dy jave, Kurti i ka vetëm dy tema me të

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, do të jetë për vizitë sot në Prishtinë. Kjo është hera e dytë që Lajçak do të vijë në Kosovë në më pak se 10 ditë.

Për takimin e sotëm, Zyra e Kryeministrit nuk ka dhënë detaje rreth takimit që do të nisë nga ora 14:00.

Por, gjatë takimit të fundit që Lajçak pati me Kurtin e Bislimin folën për çështjen e targave dhe atë të energjisë në veri të vendit.

Pas takimit me kreun e qeverisë, Lajçak tha se nuk duan që situata të eskalojë për targat, teksa u shpreh se licenca e Elektrosever është në rrezik.

“Diskutuam hapat e mëtejshëm dhe gjithashtu në rendin e ditës janë çështjet aktuale, veçanërisht çështja e energjisë dhe çështja e targave sepse siç e dini afati është 31 tetori dhe është shumë e rëndësishme që unë dhe Bashkimi Evropian të dinë se cilat janë planet dhe të shmangim situatën të mos eskalojë sepse kjo nuk është në interesin tonë”, është shprehur Lajçak.

Tutje, ai tha se me Kosovën janë në procesin e konsultimeve për këtë, teksa shtoi se është një rrezik sa i përket licencës së Elektroseverit, licencë kjo që mund të tërhiqet, e që sipas tij nuk kjo nuk duan që të ndodhë.

“Për mua është e rëndësishme që të sjell konkluzionet dhe t’i diskutojmë ato me kryeministrin dhe unë do të jem në Beograd më të njëjtën agjendë dhe të njëjta çështje dhe dua që të gjejmë zgjidhje për çështjet që janë ende të hapura”, është shprehur Lajçak.

Ndërsa, kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas këtij takimi ishte shprehur se me Lajçakun janë gjithmonë dy tema kryesore.

“E para është korniza e përgjithshme e marrëveshjes dhe e dyta është çështja aktuale. Te çështjet aktuale, kryesorja për neve është zbatimi i marrëveshjes së energjisë në mënyrë që edhe në veri të Ibrit të filloj inkasimi për energjinë e konsumuar sepse s’ka kurrfarë kuptimi që ta shfrytëzosh energjinë elektrike nga burimet e Kosovës e të mos paguash asgjë. Prandaj, tek çështjet aktuale fokusi ynë është zbatimi i marrëveshjes për energji që edhe atje të paguhet energjia elektrike”, është shprehur Kurti/

Tutje, ai tha se gjatë takimi me Lajçakun që u mbajt më 13 tetor u diskutua edhe Raporti i Progresit për Kosovën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat