Eksperti i çështjeve të sigurisë Agim Musliu, ka thënë se loja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq me amerikanët do të jetë ndryshe.
Ai ka thënë se Vuçiq deri tani ka luajtur duke kthyer potezat me evropianët, përcjell Bota sot.
“Vuçiqi pretendon se di të luajë shah!
Deri tani ka luajtur duke kthyer potezat, sepse lojën e ka pasur me evropianët.
E, me amerikanët, loja luhet ndryshe - shah mat”, ka shkruar Musliu në një postim në Facebook.
Sfida e parë me të cilën do të përballen Kosova dhe Serbia është 31 tetori, kur skadon afati për riregjistrimin e automjeteve me targa të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë për qytetet e Kosovës. Për këtë arsye, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i propozoi Prishtinës zgjatjen e afatit për dhjetë muaj, ndërsa ambasadorët e Quint-it në Beograd i dorëzuan një dokument të përbashkët Vuçiqit, në të cilin shprehin shqetësimin e tyre për destabilizim në rajon përpara këtij afati.