Nëntë diplomatë të lartë pritet të dëshmojnë pro ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Dhomat e Specializuara të Hagës. Megjithatë, mbrojtja e Thaçit po kërkon që dëshmia e tyre të merret menjëherë, pasi ata janë në moshë të shtyrë dhe mund të vdesin.
E për këtë, ka reaguar edhe profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi.
Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se asnjëri prej tyre nuk do merret me akuzën, sepse asnjëri prej tyre nuk ka qenë dëshmitar për ato akuza.
Sipas Bytyçit, ata do thonë vetëm fjalë të mira dhe kaq.
“Por asnjë nuk do të flasë për vrasjet politike në Kosovë. Asnjëri prej këtyre diplomatëve! Atëherë çfarë vlere kanë dëshmitë që nuk kanë lidhje me procesin?! Thjesht propagandë, tymnajë për të thënë se Hashimi ose dikush tjetër është i mire”, vlerësoi Bytyçi, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Ka njoftime se nëntë diplomatë të huaj do të dëshmojnë në Gjykatën Speciale pro Hashim Thaçit!
Le të dëshmojnë! Po çfarë do të thonë?! Sigurisht fjalë të mira! Ndërkohë asnjëri prej tyre nuk do merret me akuzën, sepse asnjëri prej tyre nuk ka qenë dëshmitar për ato akuza. Do thonë fjalë të mira! Kaq! Në botë mund të gjenden jo nëntë, por nëntëdhjetë të tillë, që të flasin mire për Hashimin apo këdo tjetër. Se bota është e ndarë kësisoj: - Disa të lavdërojnë, disa të tjerë të shajnë!
Por asnjë nuk do të flasë për vrasjet politike në Kosovë. Asnjëri prej këtyre diplomatëve! Atëherë çfarë vlere kanë dëshmitë që nuk kanë lidhje me procesin?! Thjesht propagandë, tymnajë për të thënë se Hashimi ose dikush tjetër është i mirë! Por pa asnjë efekt për procesin! Asnjë efekt! Efektin e kanë vetëm provat! Kështu funksionojnë gjykatat! Ato nuk janë gjyqe publike, aq më pak politike! Janë gjyqe për të provuar fajësinë ose pafajësinë!