Takimi Kurti-Lajçak, qeveria jep detaje: Këto ishin temat e diskutimit

Aktuale

Takimi Kurti-Lajçak, qeveria jep detaje: Këto ishin temat e diskutimit

Nga: A.M Më: 22 tetor 2022 Në ora: 16:17
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti për takimin e radhës, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

"Mbarëvajtja e procesit të dialogut, elementet e kornizës themelore të marrëveshjes, zbatimi i plotë dhe i shpejtë i udhërrëfyesit për energji dhe çështjet aktuale, ishin temat kryesore të diskutimit", thuhet në njoftimin zyrës së kryeministrisë, përcjell "Bota sot".

Kryeministri Kurti e falënderoi z. Lajçak për angazhimin e tij në rrugën drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër.​

Ndërsa, Lajçak  nuk dha shumë detaje të takimit para mediave, përveçse tha se ka progres në këto bisedime që po i zhvillon shpesh së fundi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat