Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar për vizitë mes të afërmve të heroit Sali Çekaj.
Ai ishte i shoqëruar nga deputetët Anton Çuni dhe Armend Zemaj.
“Në odë të Sali Çekajt, mes kujtimeve për patriotët e mëdhenj të vendit”, shkroi Abdixhiku në një postim në Facebook.
Kujtojmë se në kuadër të ciklit të ri debatues e diskutues “LDK ju dëgjon”, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u mirëprit nga struktura e qytetarë të shumtë të komunës së Deçanit.