Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj, ka thënë se deklarate e Emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, se Kosova e Serbia duhet ta përcaktojnë vetë epilogun e dialogut, nënkupton se BE nuk ka ide se çka kërkon nga procesi, nuk ka ide se çka është normalizimi dhe nuk ka ide se kur duhet të përfundojë procesi.
“Qasje e ngjashme me procesin e liberalizimit të vizave: kushte pafund, koncesione pafund, rezultat askund”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Favebook.
Postimi i plotë
Deklarata e Lajçakut se Kosova e Serbia duhet ta përcaktojnë vetë epilogun e dialogut nënkupton se BE nuk ka ide se çka kërkon nga procesi, nuk ka ide se çka është normalizimi, dhe nuk ka ide se kur duhet të përfundojë procesi.
Çasje e ngjashme me procesin e liberalizimit të vizave: kushte pafund, koncesione pafund, rezultat askund.