Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka falënderuar sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për mesazhin që dha sot në hapje të edicionit të parë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po mbahet në Prishtinë.
"Falënderoj Sekretarin, Blinken për mesazhin e tij prekës gjatë sesionit kryesor të Forumit.
Siç ndau Sekretari Blinken në mesazhin e tij, ne mund ta nderojmë më së miri trashëgiminë e Sekretares Albright duke avancuar parimet e Grave, Paqes dhe Sigurisë dhe duke qenë të vërtetë ndaj vlerave tona" , ka shkruar ambasadori amerikan në Twtter.