Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për nëntë ditë ka ardhur në Kosovë.
Lajçak thotë se këto janë vizita të rregullta, teksa tregoi se çka diskutoi me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, njofton Klankosova.tv.
“Në vizitën time të rregullt në Kosovë, u takova me kryeministrin Albin Kurti për të vazhduar diskutimet tona shumë të dobishme për progresin vendimtar në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë,
afrimin e afatit të 31 tetorit për riregjistrimin e targave dhe zhvillimet e fundit në fushën e energjisë” ka shkruar Lajçak në Twitter.