Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti duhet t’i kërkojë përgjegjësi ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit për siç e quan ajo, dështimin e zëvendësimit të mësimit, që dy të shtuna radhazi.
Sipas saj, ministrja Nagavci është përgjegjëse pse dështoi edhe këtë të shtunë zëvendësimi i orëve mësimore.
Shtoi se kryepërgjegjësi është Kurti i cili “po e toleron një ministre të tallet me mijëra fëmijë e familje”.
“Kryeministri duhet t’i kërkojë ministres Nagavci që të arrijë sa më shpejt marrëveshje me prindërit për zëvendësimin e orëve të humbura shkaku i grevës. Nëse dështon edhe të shtunën e ardhshme zëvendësimi i orëve mësimore atëherë ministres së Arsimit duhet t’i kërkohet përgjegjësi dhe të shkarkohet menjëherë”.
“Partia në pushteti erdhi në Qeveri për t’i zgjidhur të gjitha ”çështjet kombëtare e ndërkombëtare”, por po dështon në ekonomi, shëndetësi, diplomaci e më së shumti po dështon në arsim”, shkroi ajo në Facebook.