Javën e ardhshme nis reciprocitetit për targa të makinave.
Qeveria e Kosovës ka thënë se afati për riregjistrim nuk do të shtyhet dhe se nga 1 nëntori nuk do të mund të qarkullojnë më makinat me targa të lëshuara nga Serbia.
Këto targa konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovë, mirëpo deri më tani janë toleruar në veri të Kosovës.
“Bota sot” ka siguruar foto ku shihet Njësia Speciale e Kosovës duke shkruar në veri.
Kujtojmë, se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur në lidhje me çështjen e targave, duke thënë se kjo është më shumë çështje sundimit të ligjit.
“Sa i përket një pakice të vogël që nuk i ka konvertuar akoma targat e i shfrytëzojnë ato të kohës së Millosheviqit, kërkesa jonë është të respektohet ligji. Ka pasur afat të mjaftueshëm që ky konvertim të bëhet, për këtë numër të vogël të qytetarëve që nu ke kanë bërë, në përputhje të plotë me atë që e kërkon legjislacioni vendor, por edhe praktikat ndërkombëtare”.
Kujtojmë se i dërguarit special amerikan, Gabriel Escobar kërkoi nga Qeveria që të shtyjë edhe për 10 muaj vendimin e reciprocitetit për targat.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/October/23/auto_305019760_613435933904977_6279932682150390734_n1666530430.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2022/October/23/auto_311103581_1264583277454937_4034629074975030185_n1666530432.jpg)