Kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës nga dega në Deçan, Dr.Shkodran Imeraj në një reagim publik i është drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku me një pyetje.
Imeraj thotë se, Abdixhiku dje ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat në afërsi të Manastirit të Deçanit, duhet të respektohet.
Mirëpo, Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës, pyet Abdixhikun pse Qeveria e kryeministrit Isa Mustafa, nuk e zbatoj vendimin me 2016, në kohën kur është nxjerr nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës?
Reagimi i plotë:
Reagim ndaj kreut të LDK-së
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr.Lumir Abdixhku, dje nga Deçani ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat në afërsi të Manastirit të Deçanit, duhet të respektohet, pra shprehimisht duhet të zbatohet.
Kisha vetëm një pyetje për Dr.Lumir Abdixhiku: Pse Qeveria e kryeministrit Isa Mustafa, nuk e zbatoj vendimin me 2016, në kohën kur është nxjerr nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës?
Kreu i LDK-së, një gjë duhet të dije se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, bazën e ka në ligjet dhe vendimet e kohës së Millosheviçit dhe si i tillë ai aktgjykim nuk duhet të zbatohet.
Zbatimi eventuale i tij, është precedent i rrezikshëm për Kosovën dhe sistemin juridik të shtetit tonë./Bota sot