Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur në takim homologen e tij nga Maqedonia Veriore, Slavjanka Petrovska, me të cilët ka diskutuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve fqinje në trajnime, ushtrime të përbashkëta ndërmjet dy ushtrive.
Mehaj ka theksuar se FSK është e gatshme që ushtrisë maqedonase t'i ofrojë trajnime në fushën e kërkim-shpëtimit.
Ndërsa pala maqedonase do të shkëmbej përvojën e reformimit të brendshëm gjatë rrugëtimit në procesin për anëtarësim në Programin e Partneritetit për Paqe, ku edhe Kosova synon të jetë anëtare.
“Po ashtu një fushë tjetër në të cilën jemi dakorduar të bashkëpunojmë është integrimi i grave në ushtri, shkëmbimi i praktikave më të sukseshme, shkollimi i oficereve dhe trajnimi i tyre është çështje për të cilën do të angazhohemi së bashku”, ka shkruar Mehaj në Facebook.