Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur sot Kryesinë e re që do të drejtojë organizatën për katër vitet e ardhshme.
Udhëheqësia e re e VV-së ka disa ndryshime, ku sekretar organizativ nuk do të jetë më Vlora Haxhimehmedi, por Alim Rama.
Nënkryetar i parë është zgjedhur Glauk Konjufca, nënkryetare e dytë Mrika Limani Myrtaj, pozitë të cilën e mbante Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.
Të zgjedhurit e sotëm nga delegatët e Këshillit të Përgjithshëm për pozitat e rëndësishme në Lëvizjen VETËVENDOSJE! janë:
Nënkryetar i parë – Glauk Konjufca
Nënkryetare e dytë – Mrika Limani Myrtaj
Sekretar Organizativ – Alim Rama
Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm – Arbërie Nagavci
Zv. Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm – Boiken Abazi
Koordinatore e Komiteteve – Dejona Mihaili
Drejtues i Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare – Hajrullah Ceku
Drejtues i Sekretariatit për Media dhe Komunikim – Arlind Manxhuka
Anëtarët e Kryesisë që u votuan sot:
Mrika Limani Myrtaj
Dejona Mihaili
Arbërie Nagavci
Alban Hyseni
Arben Vitia
Arbër Zaimi
Besnik Bislimi
Elvis Hoxha
Fatmire Mulhaxha Kollcaku
Fitore Pacolli
Hekuran Murati
Mytaher Haskuka
Saranda Bogujevci
Tinka Kurti
Vlora Haxhimehmedi
Xhelal Sveçla
Anëtarët tjerë të Kryesisë me automatizëm për shkak të posteve që bartin:
Alim Rama, Sekretari Organizativ
Arbërie Nagavci, Drejtuese e Këshillit të Përgjithshëm
Albulena Haxhiu, GVV
Behar Jashari, RVV
Glauk Konjufca, Nënkryetari i parë i LV
Hajrullah Ceku, Drejtues i SMN-së
Arlind Manxhuka, Drejtues i SMK-së