Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur sot Kryesinë e re që do të drejtojë organizatën për katër vitet e ardhshme.
Ndërsa Kurti do ta drejtojë VV-në edhe për katër vite, njeriu i dytë edhe zyrtarisht në parti bëhet Glauk Konjufca që është zgjedhur nënkryetar i parë i partisë.
Por ndryshime ka në pozitën e nënkryetarit/es të dytë, ku nuk do të jetë më Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, por këtë pozitë do ta mbajë Mrika Limani Myrtaj.
Ndryshime ka edhe te pozita e seretarit organizativ.
Alim Rama ish anëtar i këtij subjekti në KQZ është zgjedhur sekretar organizativ i kësaj partie, në vend të Vlora Haxhimehmedi, e cila kishte pasuar Dardan Molliqajn që mbante këtë pozitë sa ishte pjesë e Vetëvendosjes.