Rizvanolli: Krijimi i mundësive të reja për përfshirjen grave është prioritet ndërsektorial i Qeverisë

Aktuale

Rizvanolli: Krijimi i mundësive të reja për përfshirjen grave është prioritet ndërsektorial i Qeverisë

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 20:04
Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë pjesë në Forumin “Gratë, Paqe dhe Siguri”, ku ka thënë se krijimi i mundësive të reja për përfshirje e fuqizim të grave është prioritet ndërsektorial i Qeverisë.

Rizvanolli ka bërë të ditur se me gratë lidere gjatë forumit kanë biseduar për politikë-bërja, akademia e mbrojtja e mjedisit në panelin “Sfidat urgjente të agjendës së GPS: Integrimi i ndryshimeve klimatike dhe fuqizimi ekonomik i grave”.

“Krizat botërore me të cilat jemi duke u përballur gjatë viteve të fundit, ato shëndetësore, ekonomike e energjetike janë duke i sjellë në pah edhe më tej pabarazitë dhe e bëjnë ta qartë që ato duhet të adresohen sa më parë”, ka thënë ajo.

Ministrja e Ekonomisë tutje është shprehur se përmes krijimit të mundësive konkrete për gra në sektor të energjisë, synimi i tyre nuk është vetëm të rrisim përqindjen e grave të punësuara në sektor të energjisë, por edhe të rrisin produktivitetin e suksesin e sektorit dhe sipas saj krijimi i mundësive të tilla është prioritet i punës së tyre. 

“Në Strategjinë e Energjisë kemi përfshirë trajnim të grave në fusha që ndërlidhen me energjinë, si dhe kemi planifikuar të investojmë në aftësitë e grave në përputhje me kërkesat e një sektori dinamik. Deri në vitin 2031 synojmë që përfshirja e grave në sektor të jetë 25%. Shifër e cila aktualisht është vetëm 9%”, ka thënë Rizvanolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat