Ilir Krasniqi, vëllai i Adrian Krasniqit, ka rrëfyer kohën e mobilizimit për t’u furnizuar me armë nga Shqipëria.
Ai ka folur për një rrugëtim i cili kishte dështuar për t’u furnizuar për shkak të ndërrimit të Qeverisë në atë kohë.
“Jemi nis me 15 janar të 1992, ka qenë bora deri në fyt, unë Qerimi, Ramadani edhe Sali Kelmendi, duke parë se përvoja e parë dështoi, tash ishim më të përgatitur, e kishim mësuar terrenin, e mësuam ku bëm gabime, i kemi bo 24 orë rrugë dhe kemi dal në Tropojë, ky ka qenë rrugëtimi i parë qe kemi mbërri në cak, kemi shku tek djemt e migjës sonë. Qerimi dhe Salihi shkuan në Tiranë, një pjesë e Lëvizjes ishin atje, ata shkuan për me i marr armët e me i pru në Tropojë, në mars ra Qeveria e Ramiz Alisë, erdh Sali Berisha në pushtet u shkëputë lidhjet, dhe ne mbetëm pa armatim”, ka rrëfyer ai.
Sipas tij, baza e familjarëve të tij në Tropojë ka qenë baza më e fuqishme e UÇK-së në Shqipëri që ka furnizuar me armë Kosovën.
“Unë u aksidentova me djalin e migjës, dhe mbeta shumë keq, nuk mundesha me u kthy më në Vranoc. Unë shkova në Gjermani. Në shtator të ’92 më pas erdh Adriani në Shqipëri, së bashku me Xhevdetin, i pruni Ramadani. Ne kemi qëndru për shumë kohë tek djemt e mixhës, e që ata na kanë mbajt me ushqim e me të gjitha, kjo bazë deri sa ka përfunduar lufta, ka qenë baza më e fuqishme e UÇK-së, që e ka furnizuar armatin për Kosovë”, ka përfunduar Krasniqi.