Edhe Hysen Durmishi mbetet jashtë strukturës udhëheqëse të VV’së

Aktuale

Edhe Hysen Durmishi mbetet jashtë strukturës udhëheqëse të VV’së

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 22:24
Hysen Durmishi

Lëvizja Vetëvendosje sot përmes një komunikate për media, bëri publike udhëheqësinë e re.

Vendin e Besnik Bislimit si nënkryetar do ta ketë Glauk Konjufca, ndërsa nënkryetare e dytë është zgjedhur Mrika Limani Myrtaj.

Ajo që vihet re më shumë, ishte është mungesa e një prej figurave kyçe të partisë që nga themelimi, Liburn Aliut, ministrit ministrit të Infrastrukturës.

Përveç Liburnit, në emrat e të zgjedhurve të sotëm mungon edhe ai i Hysen Durmishit.

Hysen Durmishi u zgjodh zv.ministër në Qeverinë Kurti II, në Ministrinë e Infrastrukturës e cila udhëhiqet nga Liburn Aliu.

Për Vetëvendosjen, Durmishi është konsideruar si njëri nga themeluesit e kësaj partie që nga themelimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat