I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach ka mbërritur sot në Kosovë për vizitë zyrtare.
Ai në orën 14:00 do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Presidencës.
Vizita e Peachit në Kosovë vjen pas atyre të emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe atij të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.