Ish- ministri i Mbrojtjes së Kosovës nga radhët e LDK-së, Anton Quni ka kritikuar draft-strategjinë për sigurinë të prezantuar nga Qeveria e Kosovës.
Ai në Kuvendit e Kosovës, ku po diskutohet për këtë strategji, ka thënë se është bërë copy-paste nga një person i vetëm.
Nuk kam arrit me kuptu se ku është përgjegjësia nga niveli i kryeministrit deri tek Zyrtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Por e kam kuptua se me hartimin e strategjisë është marrë vetëm një person i cili nën presionin e kohës dhe përvojës së vogël për punë ekipore e ka kompletu dokumentin duke bërë copy –paste paragrafëve të strategjive të shteteve të Ballkanit”, tha Quni.
Ai ka thënë se dokumenti është sipërfaqësor, abtrakt e me fraza që dikujt mund t’i pëlqejnë.
Quni ka kërkua që dokumenti të rishikohet.