Mustafa Bajrami i reagon ashpër Molliqajt: Në paç zuzë, hajde nise luftën

Aktuale

Mustafa Bajrami i reagon ashpër Molliqajt: Në paç zuzë, hajde nise luftën

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 14:09
Mustafa Bajrami

Teologu Mustafa Bajrami i ka reaguar ashpër Dardan Molliqajt të PSD-së në lidhje me hapësirën mediatike që po i ipet hoxhallarëve.

Për këtë është revoltuar  Bajrami duke i thënë se ‘pabesimtari dhe ateisti i rexhur Dardan Molliqaj kërkon që neve hoxhallarëve të na shpallet luftë frontale dhe e pamëshirshme’, shkruan ai në facebook.

Tutje anëtari i VV-së ka shkuar më teje duke e sfiduar me një përballje.

“Edhe unë botërisht i përgjigjem dhe e sfidoj: Në paq zuzë, hajde nise luftën që e paske ndër mend. Ta shohim se për çfarë lufte e ke fjalën. Mate veten me neve hoxhallarët dhe me besimtarët e këtij vendi.

Prandaj kam thënë shumë herë se fara e këtillë e ateistëve është farë e fëlliqur. Para se të jetë farë e rrezikshme, për vendin tonë e për popullin tonë...!”, e përmbyll reagimin e tij  Mustafa Bajrami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat