Ramabaja i VV-së kërkon më shumë se anëtarësim në NATO për Kosovën

Aktuale

Ramabaja i VV-së kërkon më shumë se anëtarësim në NATO për Kosovën

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 15:06
Sadri Ramabaja

Aktivisiti i Vetëvendosjes dhe analisti, Sadri Ramabaja ka kërkuar më shumë se veç anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Ramabaja ka shkruar në profilin e tij në Facebook, ka thënë se pranimi i Shqipërisë në NATO ishte proces hap historik, ndërsa “integrimi me procedura të përshpejtuara i Kosovës në NATO, mbetet objektivi qendror për sigurimin e prosperitetit dhe lirisë për dy republikat tona.”

“Por ne duhet të shkojmë më tej. Ne duhet të mendojmë dhe të veprojmë gjeopolitikisht.”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Pranimi i Shqipërisë politike në NATO [1 prill 2009], në këtë proces të rimëkëmbjes së kombit tonë e të rikthimit në familjen perendimore, ishte një hap historik në kuadër të mendimit dhe veprimit konkret gjeopolitik. Ndërkaq integrimi në strukturat euroatlantike, e para së gjithash me procedura të përshpejtuara i Kosovës në NATO, mbetet objektivi qendror për sigurimin e prosperitetit dhe lirisë për dy republikat tona.

Por ne duhet të shkojmë më tej. Ne duhet të mendojmë dhe të veprojmë gjeopolitikisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat