Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, nuk është pjesë e kryesisë së re të kësaj partie.
Ai tha se ka vendosur që të mos kandidoj për të qenë pjesë e kryesisë së re, duke theksuar se në Lëvizjen Vetëvendosje ka dhënë kontribute tjera.
“Unë në mandatin paraprak nuk kam qenë pjesë e kryesisë, pjesë e kryesisë kam qenë në mandatin e parë, por kontributi i jem në zgjedhje dhe në vazhdim do të jetë jo veç i pamohueshëm, por edhe me obligimet që janë jo vetëm statusore por edhe kombëtare.
Konsideroj se kontributi jonë është me vlera të shumanshme dhe nuk iu kam futë garës dhe nuk e kam pas ketë qëllim dhe angazhim”, tha ai.