Tejkalim në vijë të plotë, dy shoferët në Gjilan gjobiten me nga 150 euro, dy pikë negative dhe konfiskim të patentë-shoferit

Aktuale

Tejkalim në vijë të plotë, dy shoferët në Gjilan gjobiten me nga 150 euro, dy pikë negative dhe konfiskim të patentë-shoferit

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 17:15
Ilustrim

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonal në Gjilan, ka gjobitur dy drejtues të automjeteve pas pranimit të disa fotografive nga qytetarët.

Të njëjtit kishin tejkaluar në vijë të plotë, me të cilat veprime kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndesh me rregullat e trafikut.

“Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj të dy kundërvajtësit ndaj të cilëve ka shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj”,thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu Policia e Kosovës ka apeluar tek vozitësit që të respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu ka inkurajuar mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat