KQZ ka publikuar pasqyrën financiare të partive politike në Kosovë.
Lëvizja Vetëvendosje parti kjo e cila qeverisë vendin, ka gjithsej 69 mijë e 204 euro e.40 cent pasuri afatgjata, ndërsa pasuri afatshkurtra ka 53 mijë e 453 euro e 77 cent, pra gjithsej ka 122 mijë e 658 euro e 17 cent pasuri.
Ndërsa, shpenzime gjithsej ka 2 milionë e 319 mije e 460 euro e 34 cent, duke përfshirë këtu pagat dhe kompenzimet, shpeznimet e fushatës, reklamat, reprezentacioni dhe konferencat, shpenzimet e transportit, blerja e mallrave.
Deficiti është -213 mijë e 869 euro e 64 cent.