​Osmani takoi Peach: Kosova është e përkushtuar për paqe e siguri

Aktuale

​Osmani takoi Peach: Kosova është e përkushtuar për paqe e siguri

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 18:01
Foto nga vendngjarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe Evropë.

Osmani ka përsëritur përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për paqe dhe siguri, duke nënvizuar se Kosova vazhdon të jetë në vijë të njëjtë me partnerët ndërkombëtar për këto çështje.

Presidentja ka falënderuar Peach për angazhimin dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, gjersa ka shprehur vendosmërinë që të vazhdohet koordinimi me Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo e fundit si një nga aleatët kryesor dhe historik të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat