Publicisti dhe shkrimtari Daut Demaku ka shpalosur detaje nga fëmijëria, një periudhë që për të duket të mos ketë qenë fare e lehtë.
Demaku përmend vështirët për gjërat elementare, siç është mungesa e ushqimit, të cilën e konsideron traumë të madhe të jetës.
Ndonëse kishin kushtet e mira të jetesës, Demaku fëmijërinë e tij e cilëson si të vështirë.
“Fëmijëria ka qenë e vështirë, anipse i kemi pasur kushtet më mirë se të tjerët në Drenicë. Kullën e madhe, tokë shume e pasuri boll, mirëpo është një diçka sa ma keq aq më mirë. Kur ke vështirësi të mëdha, atëherë je i përgatitun për jetë, sepse pengesat janë me të vetëdijesuar ty. Te gjitha ligjet e jetës të çojnë në këtë rrugë".
Ai shton se kishte parë njerëz të vdisnin urie, çka te ai ka bërë që të ketë trauma.
“Uria e bukës ka qenë pengesa më e vështirë ekzistenciale, sepse ndodhi ajo grumbullimi i tepricave që serbisht i thonin – otkupi dhe jau fshiju njerëzve magjen me gjithçka. Kam pa me sy kur vishin njerëzit t’u dekë te gjyshja i thonin që qe 8 jem me pak kokrra misër. Gjyshja ka qenë bukëdhanëse, e ka ditë tekniken, ju thoke, “nëse ju dha bukë me hangër, sa të ngopesh vdes në vend” – kjo ka qenë trauma e fëmijërisë” – tha Demaku.
Tutje, Demaku dha shumë këshilla se si të jemi pozitiv e të lumtur.