Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka publikuar në profilin e tij në Facebook një fotografi me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje dhe aktoren, Adriana Matoshi.
Lekaj, e ka prezantuar deputeten si kolege të tij në Kuvend e po ashtu si një nga aktoret më të suksesshme.
“Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me kolegen deputete dhe një nga aktoret më të suksesshme znj. Adriana Matoshi!”, ka shkruar ai.
Kjo foto vjen pak ditë pasi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, u takua me kryeministrin Albin Kurti, për të diskutuar për dialogun.
Pas këtij takimi u përfol shumë edhe për një koalicion të mundshëm ndërmjet AAK-së dhe LVV-së e cila qeverisë me vendin.