Në Kuvend ka kaluar sot Strategjia e Sigurisë së Kosovës. Por, kundër miratimit të kësaj strategjie kanë qenë shumë deputetë të opozitës duke aluduar në mangësi që janë evidentuar në këtë strategji.
Deputeti Hisen Berisha ka thënë se Kosova ka pasur nevojë për këtë dokument sepse ky dokument identifikon qartë cilat janë rreziqet që cenojnë sigurinë e vendit. Por, jo sipas tij siç është ndërtuar dokumenti i dal në Kuvend për votim.
“Ky dokument është jo korrekt sepse nuk përkon me realitetin që po përballet Kosova”, tha ai në edicionin e lajmeve A23.
Berisha tha se ka jo korrektësi në identifikimin e objektivave nacionale. “Këto objektiva nuk janë reale në kontekst të procesit politik ende të pa përmbyllur të shtetësisë dhe të konfliktit të hapur me Serbinë”
Berisha tha se ka në këtë strategji ka një identifikim të rreziqeve që nuk janë reale me ato që qytetarin e kërcënojnë çdo ditë. “Qytetari përballet çdo ditë me varfëri, inflacion, pagat e ulëta, ikja, urrejtja ndër njerëzore, degradimi i vlerave nacionale…etj. Pastaj dhe fuqitë nacionale janë të paidentifikuara qartë, pra se cilat janë fuqitë nacionale të Kosovës që të përballet me këto sfida të sigurisë dhe të krijohet një ambient të përshtatshëm për një perspektivë të qetë dhe të sigurt të Kosovës”, tha ai.
Berisha theksoi si shqetësuese brenda këtij dokumenti faktin që me këtë dokument nuk identifikohet si rrezik për shtetin e Kosovës lufta në Ukrainë. Ndërsa, sipas Berishës nuk përmendet një satelit i Rusisë i vendosur në vijë kufitare prej 266 km dhe “nuk kemi identifikuar fare si rrezik dhe nuk përmendet si temë sulmi rus në Ukrainë që është rrezik potencial për gjithë njerëzimin”.
Ai thotë se ka çështje të karakteri antikushtetues në këtë strategji i jepet rëndësi garës së madhe për pushtet. Sipas tij me këtë cenohet drejtpërdrejtë rendi demokratik.