“Duhet edhe pak kohë, por është e qartë se targat e vjetra duhet të largohen”

Aktuale

“Duhet edhe pak kohë, por është e qartë se targat e vjetra duhet të largohen”

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 00:35
Foto ilustrim

Ministrja gjermane për Klimë dhe Evropë, Anna Lührmann, në një intervistë për Prime Time, ka thënë se për dialogun Kosovë – Serbi, Emisari Lajçak e ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë.

Më tej, ajo për vendimin për targat ka deklaruar se në mënyrë që të mos nxiten tensione, duhet edhe pak kohë.

“Ne e kuptojmë plotësisht pozicionin e Qeverisë së Kosovës në këtë rast, se targat e vjetra duhet të largohen, por gjithashtu ky është një proces i komplikuar administrativ, dhe duhet bërë në një mënyrë që nuk do të nxisë tensione, por të ndihmojë në zgjidhjen e kësaj çështje.

Mendoj se mund të na duhet edhe pak kohë…Ndonjëherë në politikë, rrethanat ndryshojnë dhe kur e sheh që situata nuk është në rregull, të duhet t’i pezullosh gjërat për pak kohë. Por, si vendim, është e qartë se kjo çështje duhet të zgjidhet dhe targat e vjetra duhet të largohen, por kjo duhet të ndodhë në një mënyrë që nuk nxitë tensione.”, ka deklaruar ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat