Sot u raportua se ish-emsiari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka deklaruar se kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti duhet të largohet nga politika.
“E di se mund të shkaktoj kokëçarje me qëndrimin tim, por do të vazhdoj të jem i sinqertë, Albin Kurti dhe autoritetet e tanishme në Kosovë nuk përmbushin diçka për të cilën janë pajtuar, kështu që thjeshtë ata duhet të largohen nga skena politike”, citohet të ketë thënë Grenell.
Për këtë deklaratë të Grenellit, ka reaguar analisti politik Xhevdet Pozhari.
Ai pyet Grenellin se a po ka qef Avdullah Hotin me ba kryeministër.
Gjithashtu Pozhari pyet se “çka po thotë Vuçiqi”?
Reagimi i plotë:
Grenell për Kurtin: S’po përmbush marrëveshjet, duhet të largohet nga skena politike
A po ke qef edhe Dullen me e bo kryeministër? Çka po thotë Vuçiqi?