Donjeta Demolli nga Partia Social Demokrate ka kritikuar Qeverinë për jotransparencë.
Ajo tha se Qeveria i ndërron fjalët dhe ka një çasje arrogante ndaj qytetarëve e opinionit publik.
“E kemi një qeveri, e kemi një pushtet i cili është tërësisht jo transparent i cili i ndërron fjalët dhe ka një çasje arrogante ndaj opinionit publik, ndaj qytetarëve”, ka thënë ajo.
Demolli theksoi se qytetarët nuk i’a kanë dhënë besimin Qeverisë vetëm për një çështje por për shumë çështje duke pritur që Qeveria të ketë çasje më kreative e më transparente edhe në dialog, teksa tha se ajo se çfarë kanë parë në çështjen e dialogut Kosovë – Serbi është vetëm një vazhdimësi e dialogut teknik e marrëveshje të cilat kanë shkuar në frymën e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Besimi madh që i është dhënë kësaj Qeverie nga qytetarët e Kosovës nuk i është dhënë vetëm për një çështje, i është dhënë për shumë çështje, besimi i është dhënë edhe duke pritur që kjo Qeveri do të ketë qasje më kreative dhe më serioze dhe më transparente në dialog por çfarë kemi parë, kemi parë një vazhdimësi të dialogut teknik, kemi parë marrëveshje të cilat kanë qenë në frymën e krijimit të Asocicaionit të komunave me shumicë serbe”, deklaroi ajo.
E pyetur se cila marrëveshje ka shkuar në frymën e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ajo tha se marrëveshja e energjisë, e cila nuk është duke u zbatuar.
Demolli përmendi edhe çështjen e targave, ku tha se ende nuk e dinë se si do të vazhdojë.
“Marrëveshjet e nënshkruara deri më tani, marrëveshja e energjisë e cila siç e dimë nuk është duke u zbatuar, marrëveshja për targat e cila tashmë nuk e dimë se si do të vazhdojë”, u shpreh ajo.
Ndryshe, dje PSD-ja ka mbajtur një aksion para Qeverisë, ku kanë vendosur një kovë me qershi, sipas PSD-së, kova është një “simbol i gënjeshtrave të qeverisë për marrëveshjet me Serbinë.
Ajo në “Info Nata” në Tëvë1 tha se Qeveria i ndërron fjalët dhe ka një çasje arrogante ndaj qytetarëve e opinionit publik.