Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu i ka reaguar teologut që është përkrahës i VV-së, Mustafë Bajrami, për sulmet ndaj profesorit të gjuhës shqipe Ahmet Kelmendi.
Kryeziu ka thënë se ai nuk u mjaftua me sulmet ndaj kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, duke vazhduar ta fyej edhe profesorin Ahmet Kelmendin.
“Këta të krijojnë përshtypjen se kush do që mendon shqip, i pengon dhe kanë urrejtje.”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i plotë i tij:
Ky hoxha dje, leje që e fyejke Dardanin e si mjaftojke, por e fyejke edhe patriotin e profesorin e gjuhës shqipe Ahmet Kelmendi. Këta të krijojnë përshtypjen se kush do që mendon shqip, i pengon dhe kanë urrejtje.
Kur i dëgjojë shumicën e këtyre hoxhallarëve të mbas luftës, jo ateist e komunist, a i krishterë, por dreq kam qefë me u ba, veç mos me i taku të njëjtës bindje e politikë të tyre.