Musliu-Shoshi: Kurti duhet të raportojë në Kuvend dhe jo të heshtë

Aktuale

Musliu-Shoshi: Kurti duhet të raportojë në Kuvend dhe jo të heshtë

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 11:57
Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka përsëritur kërkesën e saj drejtuar kryeministrit Albin Kurti për të raportuar në Kuvendin e Kosovës, për çështjen e dialogut.

Ajo thotë se Kurti nuk duhet të heshtë.

“Përderisa nuk kemi mohim të ekzistimit të propozimit franko-gjerman nga zyrtarët e lartë të BE-së, Kryeministri duhet të raportoj në Kuvend lidhur me këtë çështje dhe jo të heshtë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ditëve të fundit kanë qarkulluar disa dokumente të cilët raportohet se janë propozime franko-gjermane për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat