Driton Tali, ish këshilltari i Glauk Konjufcës ka reaguar në lidhje me krimet që serbët ka bërë në Kosovë.
Sipas tij, raporti i krimeve e vendos Serbinë favorite an ipse shumica e vrasjeve tona kanë qenë për të u mbrojtur, përcjell “Bota sot”.
Disa ende nuk po munden me shiku Perendimin nga Prishtina e Tirana, akoma po ju duhet ta shikojnë nëpërmes Beogradit, shtoi tuje Tali.
Postimi i plotë
Sikur ne shqiptarët të kishim bërë krime në serbë aq sa kanë bërë serbët në shqiptarë, askund vend diplomacia e Serbisë nuk na kish lënë!!!
Historikisht, raporti i krimeve është të paktën 1:2000 në "favor" të Serbisë (edhe ate duhet potencuar se shumica e vrasjeve tona ishin në mbrojtje apo si hakmarrje ndaj krimeve që serbët fillimisht i bënë), dhe shih se si sillet skena jonë politike dhe ajo mediale në përgjithësi.
Disa ende nuk po munden me shiku Perendimin nga Prishtina e Tirana, akoma po ju duhet ta shikojnë nëpërmes Beogradit!
Ja, për një moment, për hirë të adrgumentit t'i anashkalojë të gjitha krimet që nga 1877'ta, bile edhe këto të 1997-99, por vetëm ta marri si shembull periudhën e apart'hejdit të 90've kur pothuajse nuk gjeje serb të Kosoves (por edhe të Serbisë) që nuk ishte në shërbim të apart'hejdit të satrapit Millosheviç, sikurse kjo të ishte anasjelltas e dini se çfarë do të na bënte tashti skena politike dhe mediale e Serbisë!?
Askund vend në këtë botë nuk do të na linin!!!