Albert Krasniqi nga Demokracia Plus thotë se Kryeministri Albin Kurti po i ngjan një mjeshtri të keq, që fajëson dikë tjetër para tij, kur s’mund të kryej punë.
Kryeministrit Kurti edhe më tutje nuk i janë shterur ankesat se pushtetet e kaluara kanë bërë shumë dëme dhe se për shumëcka që nuk po i funskionon në qeverisje, është për faj të qeverive të vjetra.
Për ankesat e fundit ka shkruar Albert Krasniqi, duke e bërë edhe një krahasim të Kurtit me një “mjeshtër të keq”.
“Kryeministri Kurti sërish paska fajësuar qeveritë e kaluara, tash për rritje të çmimit te energjisë dhe produkteve të tjera”, ka shkruar ai.
“Çdo ditë e më shumë, Albin Kurti po i ngjanë mjeshtrit të keq, i cili vazhdimisht ankohet që s’po mund të kryej punën pasi mjeshtri para tij e ka lënë keq”.