Rron Gjinovci ka reaguar ndaj deklaratave të u.d. të rekotres Luljeta Plakolli – Kasumi, e cila tha se është duke përgatitur një shkresë për Këshillin e Etikës që të themelojë një komision për vlerësimin e doktoraturës së saj.
Gjinovci në Facebook ka shkruar se Këshilli Etikës nuk ka tagër ta vlerësojë cilësinë e doktoraturave.
“E nderuar ushtruese e detyrës së Rektorit të UP-së, Këshilli i Etikës në asnjë dokuemnt rregullues të tij apo për të, nuk ka tagër ta vlerësojë cilësinë e doktoraturave. Do të ishte mirë ta dini këtë”, shkruan ai.