Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka nxjerr një dekret që ka të bëjë me Ushtrinë e Kosovës.Shefja e shtetit, duke pasur parasysh propozimin e komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari, ka miratuar dukjen e uniformës kamuflazh për shumë terrene (MTP) të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Dekreti është firmosur më 29 shtator, kurse është publikuar një ditë më vonën në Gazetën Zyrtare.Në pikën 3 të këtij dekreti të firmosur nga komandantja e supreme e FSK-së thuhet se bartja e uniformës kamuflazh nga pjesëtarët e FSK-së bëhet në pajtim me aktin nënligjor të nxjerrë nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Dekreti ka hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.
