Kurti i kërkoi falje të martën, reagon profesori i UP-së

Aktuale

Kurti i kërkoi falje të martën, reagon profesori i UP-së

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 19:39
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti i ka kërkuar falje profesorit universitar Bekim Baliqi, të martën pasi ia ndërpreu fjalimin në një vizitë në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës.

“ I kërkoj falje Prof. Bekim Baliqit që ia ndërpreva fjalimin sot në Fakultetin Filozofik. Por, edhe unë isha brenda temës: promovimi i librit “Nacionalizmi” i Enis Sulstarovës, të cilin nuk e di se a e kam më shumë mik apo profesor, por sigurisht që të dyja këto ”, shkroi Kurti.

E për këtë çështje, profesori Baliqi ia ka pranuar kërkim-faljen shefit të qeverisë.

“Ishte kënaqësi e veçantë të bëj recezension librit të Prof. Enis Sultarova nga Universiteti i Tiranës, njëkohësisht e pranoj kërkimfaljen e Kryeministrit Kurtit për ndërprerjen e fjalimit, i cili në fakt na nderoj shumë me praninë e tij”, tha profesori Baliqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat