Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo
Michele Ristuccia, së fundmi është takuar me Ushtruesin e Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti.
Në një komunikatë për media të lëshuar nga zëdhënësi i KFOR-it, thuhet se generalmajor Angelo
Michele Ristuccia është pritur nga Hoti në zyrën e tij,
Gjatë këtij takimi njohës, u diskutua për situatën e përgjithshme, me vëmendje e veçantë për sigurinë dhe komunikimin.
“Gjenerali Ristuccia theksoi gatishmërinë e KFOR-it për të trajtuar çdo sfidë në fushën e sigurisë, si dhe
angazhimin për të ruajtur bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë dhe për të vazhduar sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë popullin e Kosovës, në përputhje me mandatin e KFOR-it i dalë nga rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të vitit 1999”, përfundon njoftimi.